Zv/kryeministri i parë Bekim Sali merr pjesë në pritjen solemne të fundvitit të organizuar nga kryetari i Kuvendit

Zv/kryeministri i parë i Qeverisë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në pritjen solemne të fundvitit të organizuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Sali e ka cilësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje si një nder të veçantë.

“Isha i nderuar të marr pjesë në pritjen solemne të fundvitit te kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se fundvitet janë momente reflektimi për punën e bërë gjatë vitit që po lëmë pas, por edhe për ndërtimin e planeve dhe vizioneve për të ardhmen. “Fundvitet janë reflektim i punëve që i kemi realizuar në të kaluarën si dhe ndërtim i planeve dhe vizioneve për të ardhmen”, ka theksuar zv/kryeministri i parë.

Sipas Salit, kjo periudhë përfaqëson edhe një moment falënderimi për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. “Ky fundvit është edhe një reflektim falënderimi për shëndetin tonë, të familjeve tona dhe njerëzve në përgjithësi”, ka shtuar ai.

Në fund të mesazhit të tij, Bekim Sali u ka uruar qytetarëve një vit të ri me më shumë mirëqenie dhe dashuri. “2026-ta ju gjet me më shumë mirëqenie dhe dashuri në familjet tuaja”, ka përfunduar zv/kryeministri i parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button