Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm

BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm, thuhet në reagimin e Lidhjes Europiane për Ndryshim.
“Kjo dëshmon panikun dhe frikën nga humbja në të cilën gjendet kjo parti. Dhe kjo nuk është hera e parë. Më herët në mënyrën më të ultë, me linçim publik përmes portaleve të Artan Grubit sulmuan kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën Besa Ademi. Vetëm sepse nuk ra nën presionin e BDI për ta kthyer Gruevskin në RMV si hero”, qëndron në komunikatën e LEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button