Fico: Sllovakia refuzon financimin e mëtejshëm të nevojave ushtarake të Ukrainës

Sllovakia refuzon financimin e mëtejshëm të nevojave ushtarake të Ukrainës, përfshirë edhe nga burimet e veta, sepse nuk beson në një zgjidhje ushtarake për konfliktin e Kievit me Rusinë, tha sot kryeministri sllovak Robert Fico.
“Sllovakia nuk do të jetë pjesë e asnjë kredie ushtarake për Ukrainën dhe ne refuzojmë financimin e mëtejshëm, përfshirë nga burimet e Republikës Sllovake, të nevojave ushtarake, sepse nuk besojmë në një zgjidhje ushtarake të konfliktit”, u tha Fico gazetarëve në Bruksel, raportoi Reuters.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha sot se Bashkimi Evropian ka vendosur t’i ofrojë Ukrainës 90 miliardë euro mbështetje financiare për periudhën 2026-2027.
Costa deklaroi në rrjetin social X se vendimi për paketën e ndihmës u miratua dhe se udhëheqësit e BE-së morën përsipër ta zbatonin atë.
“Kemi një marrëveshje. Vendimi për t’i dhënë Ukrainës 90 miliardë euro mbështetje për vitin 2026-27 është miratuar. Ne morëm përsipër detyrime – dhe i përmbushëm ato”, shkroi Costa.
Siç raportohet nga Suspilne, kancelari gjerman Friedrich Mertz tha se vendimi u mor “unanimisht”.
Sipas tij, asetet e ngrira ruse do të mbeten të bllokuara derisa Rusia t’i paguajë dëmshpërblimet Ukrainës.



