VMRO-DPMNE: Mexhiti në kabinetin e tij ka punësuar familjarë dhe të afërm

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin për nepotizëm, përcjell TV21. Nga partia e Mickoskit thonë se Mexhiti ka punësuar në kabinetin e tij të familjarë dhe të afërm të tij.
“Drejtpërdrejt në Kabinetin e ministrit të Shëndetësisë punon as më pak e as më shumë, motra e gruas së tij. Përveç motrës së gruas, në Kabinet punon edhe vëllai i tij. Me shembullin e linjave të tjera familjare që janë të punësuar, si vajza e ish-deputetes Mira Dizell, djali i drejtorit të Klinikës së Urologjisë dhe vajza e drejtorit të Klinikës së Oftalmologjisë, në kabinetin e Mexhitit është punësuar si këshilltar i ministrit edhe një i afërm i Arban Taravarit, kryetarit të partisë nga e cila vjen Mexhiti”, thonë nga VMRO-DPMNE.



