Pretendohet se komunat veriore me shumicë serbe votuan për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, respektivisht Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, pretendohet se kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu.
Sipas mediave lokale, vendimi u mor pasi Lista Serbe riktheu pushtetin në këto komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit të këtij viti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, tha se anëtarësimi në këtë asociacion ishte “vendim politik” dhe nuk pasqyronte vullnetin e popullsisë serbe.
Komunat në veri ishin bërë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës gjatë verës së vitit 2023, kur udhëhiqeshin nga kryetarë shqiptarë.
Ky asociacion vepron si organizatë joqeveritare me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mbrojtjes së interesave të anëtareve të saj.
Lista Serbe e kishte kundërshtuar atëherë këtë vendim, duke kërkuar që komunat me shumicë serbe të jenë pjesë e një asociacioni të veçantë, siç është paraparë në marrëveshjet e dialogut Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE-së.



