Mickoski për sulmin në M-NAV: Po të kishte ndodhur në Uashington, Paris apo Berlin personat do të ishin arrestuar ose likuiduar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar për zhvillimet në M-NAV. Sipas tij, nëse ky incident do të kishte ndodhur në Uashington. Paris apo Berlin, personat menjëherë do të ishin arrestuar ose likuiduar.
“Çdo ditë e keni nga një skandal i cili ka arritur kulmin me tërbimin e atij grupi banditesk që është futur në hapësirat e navigacionit të Maqedonisë. Dhe, ajo prokurori e partizuar dhe gjyqësor që e kaluan si të ishte fjala për dikë që ka marrë hua një duzinë qebapësh nga një qebaptore”, tha Mickoski.
Ai shtoi se bëhet fjalë për skandale të cilët tregojnë se ndryshimet janë urgjentisht të nevojshme.



