OBSH: Mbi 600 mijë njerëz vdiqën nga malaria vitin e kaluar, kryesisht fëmijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se rreth 610,000 njerëz, kryesisht fëmijë të vegjël, kanë vdekur nga malaria në Afrikën Subsahariane në vitin 2024.

Numri i vdekjeve dhe sëmundjeve është rritur krahasuar me vitin 2023, me rastet që janë rritur nga 273 milionë në rreth 282 milionë, shkruan Reuters.

OBSH-ja ka paralajmëruar se lufta kundër malaries ka ngecur në dekadën e fundit.

Edhe pse 47 vende janë certifikuar si “të lira” nga malaria, disa prej tyre, si Etiopia, Madagaskari dhe Jemeni, po shohin një rritje të rasteve.

Rritja e rezistencës ndaj ilaçeve dhe insekticideve, ndryshimet klimatike dhe konflikti paraqesin sfida shtesë.

Financimi për luftën kundër malaries mbetet i pamjaftueshëm: investimi total në vitin 2024 ishte 3.9 miliardë dollarë, shumë më poshtë objektivit prej më shumë se 9 miliardë dollarësh. OBSH-ja ka paralajmëruar se mungesa e fondeve mund të çojë në një rigjallërim masiv dhe të pakontrolluar të sëmundjes.

Drejtori i programit global të malaries të OBSH-së, Daniel Ngamije Madandi, theksoi se mjetet e reja – trajtimet, diagnostikimet dhe vaksinat “ofrojnë shpresë”, por se ato duhet të jenë në dispozicion të njerëzve në rrezik për të pasur një ndikim të vërtetë, me përfshirjen e qeverive dhe donatorëve ndërkombëtarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button