Udhëheqësia e LSDM-së dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë dhënë dorëheqje

Nga LSDM njoftojnë se në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të partisë, me propozim të kryetarit të partisë, Venko Filipçe – nënkryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.
“Dorëheqjet janë dorëzuar në Komitetin Qendror të partisë dhe te kryetari Filipçe, i cili udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM.
Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqësia e LSDM-së hapi hapësirë për një kapitull të ri.
Vijon një periudhë e freskimit dhe forcimit kadrovik, përfshirja e fytyrave të reja, riorganizimi strukturor dhe mobilizimi i brendshëm, për forcë dhe energji të re për LSDM-në.
Në njërën nga seancat e ardhshme të Komitetit Qendror, kryetari Filipçe do të propozojë zgjedhjen e anëtarëve të rinj të organeve të partisë dhe për funksionet do të zgjidhen personat më kompetentë,” thonë nga LSDM.



