10 mijë vende të lira pune

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë të këtij viti u regjistruan 10 033 vende të lira pune, ashtu qe shkalla e vendeve të lira të punës është 2.02 përqind.

“Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3.69% është në sektorin e Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar, që kapin vlerën 0.22%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tremujorin e tretë u regjistruan 485 556 vende të plotësuara të punës ashtu që më së shumti vende të lira u regjistruan në industrinë përpunuese (103 821).

“Numri më i madh i vendeve të lira të punës, 2 052, është në grupin e nëntë të profesioneve: Profesione elementare. Rajoni i Vardarit ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 2.53%”, raportoi Enti.

Në subjektet afariste me 10-49 të punësuar, ka shkallë më të lartë të vendeve të lira (2.70 %).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button