Ushtria izraelite vret një palestinez dhe arreston 5 të tjerë në Bregun Perëndimor

Një palestinez u vra dhe pesë të tjerë u arrestuan në një bastisje të ushtrisë izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se Sultan Al-Ghani u vra në një operacion të përbashkët gjatë natës me shërbimin e sigurisë Shin Bet në Jeninin jugor. Pretendohet se Al-Ghani ishte përgjegjës për një sulm me çekiç që la të vdekur një kolon të paligjshëm në vendbanimin Kedumim pranë Qalqilyas në gusht 2024.

Pesë palestinezë të tjerë u arrestuan gjatë bastisjes izraelite në Jenin, tha ushtria. Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se Al-Ghani, 22-vjeç, u qëllua për vdekje në fshatin Marka në jug të Jeninit dhe trupi i tij u mbajt nga forcat izraelite.

Ushtria izraelite ka përshkallëzuar sulmet e saj në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023. Të paktën 1.080 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe gati 11 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë dhe kolonëve të paligjshëm në territorin e pushtuar. Më shumë se 20 mijë palestinezë janë arrestuar gjithashtu.

Në një vendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button