Edhe Pendarovski kundër dhunës së ushtruar nga krerët e BDI-së

Presidenti Stevo Pendarovski ka dënuar sjelljen e dhunshme të ish-ministrit të ekonomisë Bekim Neziri i cili dje së bashku me 8 anëtarë të BDI-së nga Çairi hynë në institucion pa autorizim dhe sulmuan punonjësit në hapësirën e radarit, njofton Alfax.
Pendarovski gjithashtu mbështet iniciativën e Qeverisë, e cila njoftoi ndryshimin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilat janë drejtpërdrejtë përgjegjëse për situatën në institucion dhe puna e të cilave është thelbësore për funksionimin e sigurt të trafiku ajror.
Ministria e Punëve të Brendshme ka edhe mbështetjen e plotë të presidentit Pendarovski për zbardhjen sa më të shkurtër të ngjarjeve të ndodhura në M-NAV dhe duke pasur parasysh se ato kanë ndodhur në një objekt që është pjesë e infrastrukturës kritike në vend, kualifikimi i veprimeve të paligjshme duhet të mirret parasysh kërcënimin e mundshëm për sigurinë në trafikun ajror ndërkombëtar.
Presidenti Pendarovski edhe një herë thekson se interesi i askujt personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionimin normal të institucioneve. /Alfax/



