LEN do të bojkotojë punën e Kuvendit, derisa nuk zgjidhet anëtari i tyre në KSHZ

Lidhja Europiane për Ndryshim do ta bojkotojë punën në Kuvend, për shkak se ende nuk kanë anëtar në Këshillin Shtetëror Zgjedhor.
Deputetja Safijse Sadiki Shaini thotë se shpreson që edhe opozita maqedonase, respektivisht VMRO-DPMNE-ja ta mbajë fjalën për braktisjen e KSHZ-së, në rast se opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari në KSHZ.
”Nga sot do ta bojkotojmë punën në Kuvend derisa të vijë në rend dite anëtari ynë i KSHZ-së. Sot jemi këtu të deklarojmë se durimi jonë është nga fundi ne i apeluam kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që mos ta uzurpojë të drejtën e opozitës që të jetë e përfaqësuar në KSHZ, por përkundër kësaj BDI shpik pengesa si të krijojë parakushte për manipulimin e procesit zgjedhor në mënyrë që ta zbusë humbjen që do t’i ndodhë më 8 maj” – tha Safije Sadiki nga Lidhja Europiane për Ndryshim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button