VMRO për ndodhitë në M-NAV: Skandal dhe vepër penale, duhej të kishte të paktën disa dorëheqje

VMRO-DPMNE ka vazhduar me reagime. Pasi funksionarët e BDI-së dhe LDS-së hasën në rezistencën e punonjësve të M-NAV, për shkak të punësimit të kuadrove partiake dhe të pakualifikuar, me konkurse të montuara për punësim, ata filluan të vepronin me presion dhe dhunë, vetëm për të futur me forcë personat e tyre partiakë, thuhet në reagimin e partisë opozitare.
Shtojnë se këto kërcënime dhe sulme ndaj punonjësve dhe shkaktimi i frikës nuk janë cenim i rendit dhe paqes publike, por vepër tipike penale dhe Prokuroria Publike duhet të reagojë menjëherë. VMRO-DPMNE thotë se pas këtij skandali, deri më tani duhej të kishte të paktën disa dorëheqje, duke filluar nga drejtori i M-NAV, pastaj ministri Boçvarski e deri te kryeministri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button