Fetai: Urime për Shqipërinë, hapet i gjithë grupi i kapitujve të negociatave me BE-në

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për procesin e integrimit të vendit në familjen europiane.
“Integrimi europian është rruga jonë e përbashkët dhe çdo hap përpara i Shqipërisë dhe rajonit forcon stabilitetin, bashkëpunimin dhe perspektivën tonë europiane”, ka shkruar Fetai.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në të njëjtën rrugë, duke vijuar me reformat, përmbushjen e standardeve dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button