Behar Emini: Nis mbështetja për studentët, 55,000 të rinj përfitojnë vauçerë për pajisje elektronike

Behar Emini, Drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave, ka njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, ka filluar zbatimi i masës për mbështetjen e studentëve me vauçerë për pajisje elektronike
“Njoftim me rëndësi për të gjithë studentët
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, njoftojmë se ka filluar zbatimi i masës për mbështetjen e studentëve me vauçerë për pajisje elektronike, duke e bërë realitet premtimin për investim në dijen dhe të ardhmen e vendit.
55,000 studentë do të përfitojnë nga shuma prej 15,300 denarësh për pajisje elektronike.
Aplikimi është i hapur deri më 20 dhjetor përmes portalit zyrtar uslugi.gov.mk
Shfrytëzimi i vauçerit mund të bëhet deri më 31 dhjetor, tek operatorët ekonomikë të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë vlada.mk.
Ftojmë të gjithë studentët të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e rëndësishme që synon t’i mbështesë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional”, ka shkruar Behar Emini.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button