MPB: Gjobiten 140 shoferë në Shkup, 19 për vozitje të shpejtë

SPB Shkup edhe dje (03.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 gjoba, ndër të cilat 19 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për vozitje pa patentë shofer, katër sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tetë gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button