Qyra: Struga ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional dhe modern

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe kandidati i mbështetur nga VLEN për Strugën, Mendi Qyra sot kanë vizituar Shtëpinë e Shëndetit dhe Spitalin e përgjithshëm të Strugës.
Bashkë më stafin e mjekëve është dakorduar se me një bashkëpunim ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror do të ndërtojnë një shërbim shëndetësor më të denjë për Strugën.
Siç tha Qyra, hapi i parë është bërë dhe do të vazhdohet përpara me vendosmëri e besim.
“Struga ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional dhe modern. Infrastruktura duhet rinovuar, aparaturat duhet përditësuar, por më e rëndësishmja duhet investuar tek njerëzit, tek profesionistët”, shkruan Qyra në postimin në rrjetet sociale.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu gjatë vizitës së tij në këtë qytet, madje paralajmëroi se Spitali i Strugës mund të bëhet me objekt të ri me çka përmbushet një kërkesë tjetër jetike për banorët e Strugës.



