Kaloi në amshim veterani i gazetarisë, Nazif Zejnullahu

Sot ka ndërruar jetë gazetari Nazif Zejnullahu, veteran i të përditshmes së njohur “Flaka” dhe së fundi kryeredaktor i revistës “Hëna e Re”, organ i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij si dhe Bashkësia Fetare Islame përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
“Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, me dhimbje të thellë njofton opinionin se sot ndërroi jetë punëtori i sajë, Haxhi Nazif Zejnullahu, kryeredaktor shumvjeçar i revistës “Hëna e Re” dhe gazetar i mirënjohur në gjitha trojet shqiptare. Reisul Ulema i BFI e RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të të gjithë të punësuarve në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e të ndjerit. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta ketë mëshiruar”, njofton zyra për Informim pranë BFI e RMV-së.



