Pas shkatërrimit të shkollave, mësuesit palestinezë vazhdojnë mësimin në shtëpi

Me tërheqjen e ushtrisë izraelite nga lagjja Amal në veri të qytetit Khan Younis në Rripin e Gazës pas armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, mësuesit palestinezë filluan t’u japin mësim përsëri fëmijëve, pavarësisht klasave të dëmtuara, raporton Anadolu.

Mësuesit në kopshtin “Beraim Sened” në Khan Younis filluan t’u japin mësim fëmijëve në njërën prej shtëpive të mësuesve të tyre, duke zëvendësuar shkollën e tyre të shkatërruar.

Një nga mësueset e kopshtit, Nevin Abdulal theksoi efektet psikologjike të luftës tek fëmijët. “Disa nga nxënësit tanë humbën prindërit e tyre, të tjerë dëshmuan momente bombardimi. Ne po përpiqemi t’i kthejmë ata në jetën normale duke u angazhuar në aktivitete të thjeshta si lojëra dhe vizatim”, tha ai.

Drejtoresha e kopshtit, Vijdan Abu Mustafa tha se ata kanë pastruar ndërtesën e shkollës, e cila u shkatërrua plotësisht nga bombardimi, duke përdorur burimet e tyre. “Kopshti ynë të cilin e ndërtuam me vite pune të palodhur, u shndërrua në rrënoja. Pavarësisht kësaj, ne filluam nga e para në mënyrë që fëmijët të mos humbnin arsimin e tyre”, shtoi ajo.

​​​​​​​Abu Mustafa u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare, veçanërisht Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) të përmbushin nevojat e kujdesit dhe arsimin e fëmijëve.

– Sulmet izraelite shkatërruan 95 për qind te shkollave në Rripin e Gazës

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria palestineze e Arsimit, 179 shkolla publike dhe 63 ndërtesa universitare janë shkatërruar plotësisht në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023.

Përveç kësaj janë bombarduar dhe shkatërruar 118 shkolla publike dhe më shumë se 100 shkolla të UNRWA-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button