Zëdhënësi i VLEN-it: Presim fitore në të gjitha komunat!

Driton Sulejmani nga koalicioni VLENnë një konferencë për media, deklaroi se dalja më e madhe e votuesve sipas tyre kjo paraqet një rritje të përkrahjes për qeverisjen e tyre.
Ai tha s qytetarët e kanë njohur ndryshimin në qeverisjen qendrore dhe beson se të njëjtën do ta bëjnë edhe për qeverisjen lokale.
Sulejmani u shpreh se informacionet që kanë marrë nga shtabet komunale, presin fitore në secilën komunë.
“Jemi optimist se gara në disa komuna do të përmbyllet që në rrethinë e parë, kjo vlen për Çairin, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në rrethinë e parë, gjithashtu të njejtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës”, deklaroi Sulejmani.