Tensione në Buenos Aires pasi protestuesit pengojnë tubimin e presidentit Milei

Protestuesit antiqeveritarë në Buenos Aires ndërprenë një tubim fushate të presidentit argjentinas, Javier Milei, duke e penguar atë të arrijë në vendin e tubimit, raporton Anadolu.

Mes trazirave, Milei mbajti fjalimin mbi një furgon dhe prezantoi kandidatin e tij, Diego Santilli.

Tensionet u përshkallëzuan kur mbështetësit e presidentit Milei dhe grupet e opozitës shkëmbyen fjalë të ashpra.

Presidenti Milei udhëhoqi një tubim fushate në kryeqytetin Buenos Aires, së bashku me Santilli-n, i emëruar së fundmi si kandidat për në Kongres i partisë ‘La Libertad Avanza’ para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të endit.

Gjatë tubimit, Milei u bëri thirrje mbështetësve të tij të forcojnë bllokun e tij libertarian në Kongres dhe mbrojti politikat ekonomike të qeverisë së tij, duke theksuar disiplinën fiskale dhe liberalizimin si shtyllat kryesore të strategjisë së rikuperimit të Argjentinës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button