Sa është e fuqishme pasaporta e RMV-së: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa viza në 129 destinacione

Për herë të parë në historinë e Henley Passport Index, lista e pasaportave më të fuqishme në botë nuk përfshin më Shtetet e Bashkuara në dhjetëshen e parë. Sipas raportit të fundit tremujor, SHBA ka rënë në vendin e 12-të, në të njëjtin nivel me Malajzinë.

Lista e pasaportave më të fuqishme për vitin 2025:

  • Singapori (193 destinacione)

  • Korea e Jugut (190)

  • Japonia (189)

  • Gjermania, Italia, Luksemburgu, Spanja, Zvicra (188)

  • Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Holanda (187)

  • Greqia, Hungaria, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Suedia (186)

  • Australia, Çekia, Malta, Polonia (185)

  • Kroacia, Estonia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar (184)

  • Kanadaja (183)

  • Letonia, Lihtenshtajni (182)

  • Islanda, Lituania (181)

  • Shtetet e Bashkuara, Malajzia (180)

Çfarë e bën një pasaportë “të fuqishme”?

Një tregues i qartë është hapja për udhëtime – mundësia për të hyrë në shumë destinacione në botë vetëm me pasaportë, pa nevojë për vizë.

Indeksi i pasaportave Henley, i cili mat këtë “fuqi” që prej 20 vitesh, për herë të parë rendit SHBA-të jashtë dhjetëshes së parë. Tre pasaporta aziatike kryesojnë: Singapori me hyrje pa viza në 193 vende, Korea e Jugut me 190 dhe Japonia me 189 destinacione.

Ndërkohë, SHBA-të janë në vendin e 12-të, baras me Malajzinë. Qytetarët e këtyre dy vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 180 nga 227 vendet dhe territoret që mbulon indeksi. Renditja, e përgatitur nga kompania konsulente londineze Henley & Partners, bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Për shkak se disa vende ndajnë të njëjtin rezultat, në fakt 36 shtete kanë rezultat më të lartë se SHBA-të në këtë listë.

Rënia e pasaportës amerikane lidhet me ndryshimet në rregullat e hyrjes në shumë vende.

“Dobësimi i pasaportës amerikane gjatë dekadës së fundit nuk është rastësi – është një ndryshim themelor në mobilitetin global dhe në dinamikën e fuqisë së butë,” tha Christian H. Kaelin, kryetar i “Henley & Partners”.

“Vendet që përqafojnë hapjen dhe bashkëpunimin po ecin përpara me shpejtësi, ndërsa ato që mbështeten në privilegjet e së kaluarës po mbeten pas.”

Sipas indeksit, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 42-të, me mundësi udhëtimi pa viza në 129 shtete të botës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button