Daçiq: Presion i madh ndaj Serbisë për Kosovën në shkurt

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se mund të pritet një presion i shtuar ndaj Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës në shkurt, sepse në qarqet evropiane vlerësohet se Komisioni Evropiando të përfundojë punën deri në mars, sepse zgjedhjet evropiane janë në prag.
“Pra, mund të pritet që presioni i palëve të ndryshme të përqendrohet në muajin shkurt dhe mars, i cili në radhë të parë do të ketë për qëllim që Serbia të bëjë lëshime të rëndësishme kur bëhet fjalë për Kosovën, duke pasur parasysh se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq në një intervistë për Tanjug.
Ai shtoi se futja e jostabilitetit politik në Serbi kontribuon në presionet për Kosovën, duke vlerësuar se këto janë pjesë të ndryshme të së njëjtës histori.
Ai komentoi edhe përpjekjen për përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin 35 të negociatave me BE-në, i cili përmban pika që Beogradi nuk i pranon, duke thënë se diçka për të cilën Beogradi nuk pranon nuk mund të bëhet detyruese.
Ai vlerësoi se ka faktorë që nuk duan që lidershipi në Serbi të jetë stabil dhe i fortë, në mënyrë që të mos mund t’i përgjigjet me vendosmëri ultimatumeve të ndryshme që vijnë nga Perëndimi, të cilat mbi të gjitha i referohen Kosovës.



