Zekerija Berisha: Do të angazhohem për kushte më të mira pune për zjarrfikësit e Shkupit

Bartësi i listës së VLEN-it për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Zekerija Berisha, zhvilloi një takim me zjarrfikësit e njësitit të Bitpazarit, të cilët i vlerësoi si “njerëz të guximshëm që çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve”.

Berisha tha se gjatë takimit ka dëgjuar me kujdes sfidat dhe nevojat e zjarrfikësve, duke premtuar se si këshilltar i ardhshëm në Qytetin e Shkupit do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre të punës.

“Qëllimi është t’u lehtësojmë kushtet e punës në mënyrë që ata të jenë sa më efikasë në misionin e tyre fisnik,” u shpreh ai, duke shtuar se do të jetë “një zë për siguri të plotë në qytet.”

Berisha garon me numrin 7 në listën e koalicionit VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button