Gashi takohet me Revizoren Shtetërore të Rumanisë, Mirela Kalungeranu

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Revizoren Shtetërore të Rumanisë, znj. Mirela Kalugeranu.
“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me Revizoren Shtetërore të Rumanisë, znj. Mirela Kalugeranu. Diskutuam për rëndësinë e forcimit të institucioneve të auditimit publik, në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies.
Vlerësova bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve të revizionit mes dy vendeve, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave është esencial në pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre. Shpreha gatishmërinë dhe mbështetjen time për iniciativat që kontribojnë në qeverisje më të mirë dhe efikase”, ka shkraur Gashi. /Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button