“Jemi keq”, Isak reagon pas humbjes nga Kosova

Sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak, e ka cilësuar si “të turpshme” humbjen 0-1 ndaj Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, të zhvilluar në stadiumin “Ullevi” të Goteborgut.
“Është një situatë paksa krize. Po luajmë shumë keq, mënyra si po luajmë nuk funksionon. Është një kombinim i gjithçkaje, edhe individualisht jemi keq”, tha Isak pas ndeshjes.
Suedia nuk ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit kualifikuese dhe mbetet me vetëm një pikë pas katër sfidave të luajtura.
Sulmuesi i Liverpoolit nuk dëshiroi të komentojë për të ardhmen e trajnerit Jon Dahl Tomasson, por pranoi se përgjegjësia bie edhe mbi lojtarët.
“Ne lojtarët jemi të pakënaqur dhe marrim shumë përgjegjësi. Askush nuk miratohet, as ne, as trajneri”, shtoi ai.
Lidhur me reagimin e tifozëve që e pritën skuadrën me fishkëllima pas ndeshjes, Isak tha:
“Nuk është zbavitëse, por e kuptoj. Kemi performuar shumë dobët. Është e trishtueshme që jemi në këtë situatë.”