Shukova: Shkupi për dy vjet do të ketë një sistem modern BRT

Kandidatja për kryetare e Qytetit të Shkupit nga LSDM, Kaja Shukova, theksoi se në kuadër të programit të saj, prioritet do të ketë implementimi i sistemit BRT, për të cilin tashmë ekziston një projekt i gatshëm, dokumentacion dhe burime të siguruara financiare, theksohet në komunikatën e sotme të partisë.

“Linja e parë BRT do të shtrihet nga Gjorce Petrov deri në Lisiçe të Re, me një gjatësi 13 kilometra. Do të ketë 21 ndalesa të reja dhe rreth 30 autobusë të rinj që do të qarkullojnë çdo 5 deri në 6 minuta dhe do të jenë në gjendje të transportojnë deri në 65.000 udhëtarë në ditë”, theksohet në deklaratën me shkrim të Shukovës.

Ajo shton se linja mund të përfundojë deri në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028, duke i dhënë Shkupit një sistem transporti publik modern, ekologjik dhe sistem efikas.

Paralelisht me linjën e parë, siç potencohet, do të përpunohet edhe një zgjidhje e re për rrugën veri-jug, me çfarë do të lidhen të gjitha pjesët e qytetit.

Sipas Shukovës, programi i saj dallohet për faktin se ofron zgjidhje reale dhe të zbatueshme menjëherë për problemet kryesore me të cilat përballet kryeqyteti.

Ajo theksoi se ndër masat e shpejta dhe reale janë shërbimet falas të pastrimit të oxhaqeve për amvisëritë, me çfarë do të zvogëlohet ndotja e ajrit.

Shukova thekson se qëllimi i programit të saj është rivendosja e shpejtë e funksionalitetit të sistemeve dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, në mënyrë që ata të mund të marrin përsëri shërbime efikase dhe moderne të qytetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button