Ibrahimi nga VLEN: Më 19 tetor do t’i japim fund familjarizmave në Komunën e Likovës

Në një takim të mbajtur sonte në Komunën e Likovës, njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, përcolli mesazhin se më 19 tetor do të vijë fundi i familjarizmave dhe keqmenaxhimit në këtë komunë.

I shoqëruar nga kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, dhe bartësi i listës për këshillin komunal, Lirim Jashari, Ibrahimi theksoi se ekipi i tyre do të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Është koha e fundit që Komuna e Likovës të dalë nga kthetrat dhe hija e moszhvillimit e të orientohet drejt progresit. Keqmenaxhimi me resurset komunale e ka lënë këtë komunë në fund të listës për zhvillim, ndërsa në krye për shpërngulje”, tha ai.

Ibrahimi theksoi se më 19 tetor qytetarët do të kenë mundësinë të thonë “STOP” shpërnguljes nga Komuna e Likovës dhe t’i japin mbështetje alternativës që sjell ndryshim.

“Një zë për Likovën! Rretho numrin 7!”, përfundoi mesazhin e tij Zeqirija Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button