Ndërron jetë publicisti dhe ish ambasadori, Mahi Nesimi

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Mahi Nesimi.
Lajmin për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët në rrjetet sociale.
Përveç me politikë, Nesimi është marrë edhe me publicistikë dhe gazetari.
Ai ka qenë tepër aktiv në komentimin dhe analizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në vendin tonë, sidomos në fushën e diplomacisë.
Nesimi ka qenë njëri ndër veteranët e gazetarisë në Maqedoninë e Veriut.
Opinioni do ta mbajë mend për zbërthimin e shumë fenomeneve shoqërore me një gjuhë jashtëzakonisht në mprehtë dhe intelektuale.
Varrimi i tij bëhet sot, pas namazit të iqindisë në varrezat e qytetit në Tetovë. (Alfax.mk)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button