Të paktën 68 persona u vranë në sulmet ajrore të Izraelit në Gaza

Të paktën 68 persona u vranë në sulmet ajrore që avionë izraelitë kryen ndaj dy pikave të ndryshme në qytetin e Gazës në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, 48 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë ndaj lagjes Al-Zaytoun në pjesën qendrore të qytetit të Gazës.

Ndërsa në një sulm tjetër të kryer në afërsi të Universitetit Al-Aqsa humbën jetën 20 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, në sulmet izraelite deri më tani janë vrarë 21.822 palestinezë përfshirë të paktën 9 mijë fëmijë dhe 6.450 gra ndërsa janë plagosur 56.451 të tjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button