Të ndaluarit e Flotiljes Globale “Sumud” nisin grevë urie pas sulmit izraelit ndaj anijeve

Komiteti Ndërkombëtar për Thyerjen e Rrethimit të Gazës ka bërë të ditur se të ndaluarit nga Flotilja Globale “Sumud” kanë nisur një grevë urie të pacaktuar që kur mbahen nga forcat izraelite.
Komiteti tha se disa aktivistë të mbajtur në anijet e flotiljes të sulmuara në ujërat ndërkombëtare njoftuan se “kanë hyrë në grevë urie të pacaktuar që nga momenti i ndalimit të tyre”.
Forcat detare izraelite sulmuan dhe sekuestruan pothuajse të gjitha 44 anijet e flotiljes humanitare edhe ndaluan më shumë se 450 aktivistë nga mbi 50 vende. Flotilja synonte të dërgojë ndihmë humanitare në Gaza dhe të thyejë bllokadën e Izraelit ndaj enklavës.
Izraeli tashmë 18 vite po mban bllokadën në Gaza, ku jetojnë pothuajse 2.4 milionë njerëz.
Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 66.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Agjencitë e OKB-së dhe grupet e të drejtave të njeriut vazhdimisht kanë paralajmëruar se Gaza po bëhet e pabanueshme, me urinë dhe sëmundjet që po përhapen me shpejtësi.