Mexhiti: Sa më shumë zbardhen aferat korruptive, aq më e zjarrtë bëhet retorika e ‘xhaxhit’

Sapo mori lajmin për shkarkimin e gjyqtarit të Artanit dhe Mijallkovit, “xhaxhi” nisi menjëherë me fjalime luftarake. Kështu është shprehur zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti.
“Nuk është për t’u çuditur. Sa më shumë zbardhen aferat korruptive, aq më i madh bëhet angazhimi i tij për shpëtimin e Gruevskit e Mijallkovit, por edhe investimi politik për ta futur ‘botën serbe’ në Maqedoni,” theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se vizitat nëpër shtëpitë e politikanëve maqedonas dhe kërcënimet me destabilizim vijnë zakonisht nga ndonjë hall i madh, sidomos kur opozitarët përballen me përgjegjësi për aferat korruptive.
“Koha kur tensionet ndëretnike shërbenin si mbulesë për korrupsionin ka përfunduar. Koha e përgjegjësisë po afron,” përfundoi zv/kryeministri Mexhiti.