Sedat Bislimi: Të rinjtë janë forca e ndryshimit për Studeniçanin

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka bërë të ditur se një grup të rinjsh nga komuna i janë bashkuar ekipit të tij në fushatën për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
“Të rinjtë janë energjia dhe forca kryesore për ndryshim. Së bashku do të ndërtojmë një Studeniçan më të zhvilluar,” – ka theksuar Bislimi.
Ai shtoi se ky hap është një sinjal i qartë se vizioni i tij politik përfshin gjeneratën e re si pjesë aktive të proceseve të zhvillimit dhe transformimit në komunë.
“Angazhimi i të rinjve në fushatë nuk është vetëm një mbështetje për mua si kandidat, por një garanci se e ardhmja e Studeniçanit do të ndërtohet mbi ide të freskëta, kreativitet dhe përkushtim,” – u shpreh Bislimi.