Prokuroria është njoftuar për “petardat” e Drin Ahmetit

Drin Ahmeti mbrëmjen e djeshme ishte arrestuar në qendër të Shkupit, pasi në makinën e tij janë gjetur mjete piroteknike.
Për arrestimin e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, i cili para disa muajve u bë pronarë i qendrës “Soravia”, është njoftuar prokurori publik.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Në varësi prej fakteve që do të konfirmohen me ekspertizën për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për procedurën e mëtutjeshme”, thonë nga Prokuroria Publike.
Kujtojmë se sipas kodit penal, Drina Ahmeti mund tw ballafaqohet me dwnim prej 3 deri nw 10 vite heqje lirie. /Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button