Afrim Gashi: Konventa e VLEN-it dëshmoi përkushtim dhe vizion për të ardhmen e komunave

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë pjesë në konventën promovuese të VLEN për zgjedhjet lokale, e cila, sipas tij, është zhvilluar në një atmosferë ngallëzyese dhe entuziaste.

“Ky ishte një moment i rëndësishëm që pasqyron angazhimin dhe përkushtimin e kandidatëve të gatshëm për të sjellë ndryshime të prekshme dhe për të përmbushur programet e tyre premtuese”, ka theksuar Gashi në një status publik.

Ai ka vënë theksin se fushata e VLEN-it, e nisur me moton “Një Zë”, ka për qëllim të sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe mundësi reale për qytetarët.

“Zgjedhjet lokale nuk janë mundësi e partive politike, por janë një mundësi e qytetarëve për të marrë në duar të ardhmen e komunave dhe jetën e tyre”, ka shtuar Gashi, duke nënvizuar rolin vendimtar që kanë qytetarët në vendimmarrjen lokale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button