VLEN: Tetova e vendosur për fitoren e madhe të Bilall Kasamit

Kandidati i VLEN-it për rizgjedhje në krye të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me bartësin e listës së VLEN-it Albi Qamili dhe me kandidatët për këshilltarë, vizituan sot tregun në Tetovë, ku bashkëbiseduan me qytetarët për punën e bërë në mandatin e parë dhe planet dhe vizionin për mandatin tjetër.

Tetova po transformohet nën udhëheqjen e Kasamit. Nga një komunë e zhytur në borxhe, me infrastrukturë të rrënuar dhe qytet jofunksional, Kasami e shndërroi në qytet të pastër, me rrugë moderne, shërbime publike efikase, qytet të kulturës, sportit dhe artit.

Prandaj sot çdo cep i Tetovës dhe të gjitha gjeneratat kërkojnë me NJË ZË që të ecet përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button