Grevë e përgjithshme në mbështetje të Gazës, paralizohet transporti publik

Një grevë e përgjithshme është duke u zhvilluar sot në mbarë territorin e Italisë, e thirrur nga sindikatat bazë në shenjë solidariteti me Gazën. Protesta ka përfshirë të gjitha sektorët kryesorë të shërbimeve publike, nga transporti lokal dhe hekurudhat, te portet, shkollat dhe institucionet publike.
Punonjësit e grupit hekurudhor FS, përfshirë Trenitalia (me përjashtim të rajonit të Kalabrisë), si dhe punonjës të kompanive Italo dhe Trenord, i janë bashkuar grevës. Ajo nisi në mesnatë dhe pritet të zgjasë deri në orën 23:00 të ditës së sotme, e hënë.
Edhe sektori i transportit detar është përfshirë në grevë, me një ndalesë 24-orëshe, megjithatë me modalitete të ndryshme sipas shërbimeve.

Ndërkohë, transporti publik lokal po funksionon me fashat e garancisë, të ndryshme nga qyteti në qytet. Në Romë, shërbimi është i garantuar nga ora 06:00 deri në 09:00 dhe nga 18:00 deri në 21:00. Në Milano, linjat e kompanisë ATM mund të mos funksionojnë nga ora 08:45 deri në 15:00 dhe nga 18:00 deri në përfundim të shërbimit.

Paralelisht me grevën, janë organizuar protesta dhe manifestime në disa qytete kryesore, përfshirë Romën, Milanon, Bolonjën, Napolin dhe Xhenovën. Tubime po mbahen gjithashtu edhe në Torino, Firence, Ankona, Bari dhe Palermo.

Sindikatat organizatore kanë deklaruar se kjo lëvizje synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi situatën humanitare në Gaza dhe të ushtrojë presion mbi institucionet ndërkombëtare për të vepruar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button