Mendi Qyra: Do jemi gjithmonë pranë iniciativave që e bëjnë Strugën më të gjallë

Kandidati për Strugën, Mend Qyra, ka shprehur mbështetjen e tij për ngjarjen sportive dhe kulturore Drim Run, e cila tashmë është kthyer në një traditë të dashur për qytetin.
“Trim & Lum ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pranë iniciativave që e bëjnë Strugën më të gjallë, më të bukur dhe më të njohur. Drim Run nuk është thjesht një garë, por një festë e qytetit tonë ku Drini i Zi bëhet simbol i lëvizjes, energjisë dhe ëndrrave tona,” u shpreh Qyra.
Ai vlerësoi posaçërisht të rinjtë struganë që me përkushtim dhe dashuri për qytetin organizojnë këtë ngjarje të veçantë.
“Është nder për mua dhe për kompaninë time të jemi sponsor gjeneral i një gare që jo vetëm promovon sportin dhe shëndetin, por edhe e lidh çdo hap të vrapuesve me historinë dhe shpirtin e Strugës,” theksoi kandidati.