Bajram Iseni largohet nga lista e këshilltarëve të AKI, i bashkohet VLEN-it në Butel

Njëri nga kandidatët për këshilltarë në listën e AKI-së në Butel, Bajram Iseni, i është bashkuar VLEN-it, thonë burime nga koalicioni shqiptar në pushtet.
Iseni ka publikuar sot një fotografi me funksionarë të VLEN-it.
Bajram Iseni është i 14-ti në listën e kandidatëve për këshilltarë të koalicionit AKI në Komunën e Butelit për zgjedhjet e 19 tetorit . /Voxal