Miratohet vendimi, parcela e cila më parë i takonte kazermës së Armatës, t’i bartet në pronësi të përhershme Universitetit Nënë Tereza

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin që parcela e cila më parë i takonte kazermës së Armatës, t’i bartet në pronësi të përhershme Universitetit Nënë Tereza.

Me këtë do të hapet dhe rruga për dhënien e lejes për ndërtim të kampusit të këtij Universiteti.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë si pikë e veçantë ka kaluar pika ku u është dhënë në shfrytëzim të përhershëm, 31,434 m2 tokë shtetërore, i është bartë në shfrytëzim të përhershëm Universitetit “Nënë Tereza”. Me këtë hapet rruga që të jepet leja e ndërtimit dhe shkon drejt realizimit, projektit të kampusit universitar të “Nënë Tereza””, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button