Për shkak të punimeve, një pjesë e Çairit dhe Qendrës me ndërprerje të përkohshme të ujit

Për shkak të realizimit të punimeve në ujësjellës sot pa ujë do të jenë disa pjesë të Çairit dhe Qendrës.
Për shkak të punimeve në rrugën “Bajram Shabani” 7 ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Bajram Shabani”, “Çellopek”, “Çairska”, “Jajce” dhe “Ordan Çopella”.
Autoritetet kanë njoftuar se furnizimi me ujë është ndërprerë prej orës 9:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
Gjithashtu, për shkak të punimeve në rrugën “Kole Nedellkovski” 59 ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Kole Nedellkovski” dhe “Kiro Kërstevski – Pllatnik”.
Furnizimi me ujë është ndërprerë prej orës 8:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.