Shpërthejnë përplasjet në BDI-në e Tetovës, akuza të rënda

Një letër publike është dërguar degës së BDI-së Tetovë, nga një grup aktivistësh të kësaj partie, ku është shprehur zhgënjimi nga kjo degë, posaçërisht nga puna e Faton Ahmetit.
Ja dhe letra e plotë:
Z. Faton Ahmeti,
Prej vitesh ju jeni paraqitur si përfaqësues politik i shqiptarëve të Tetovës përmes degës së BDI-së. Por veprimtaria juaj politike ka dëshmuar se interesi juaj nuk ka qenë qytetari i zakonshëm, por pushteti personal dhe ruajtja e pozitës brenda strukturës së partisë.
Në vend që të jeni zë i Tetovës, ju jeni bërë simbol i kapjes së degës nga individë të caktuar, të cilët nuk lejojnë frymëmarrje politike, as hapësirë për të rinjtë, as për idetë e reja.
Në vend që të mbani gjallë idealin e barazisë dhe transparencës, ju keni ushqyer një politikë të bazuar në nepotizëm, pazare të ngushta dhe interes personal.
Qytetarët e Tetovës sot janë të zhgënjyer, sepse:
Dega që ju e përfaqësoni është kthyer në strukturë të mbyllur, ku vendimet merren nga pak individë pa asnjë konsultim me bazën.
Rinia është lënë jashtë çdo procesi politik, duke e detyruar të largohet nga vendi në vend që të ndiejë se mund të kontribuojë në të ardhmen e tij.
Çdo kritikë është heshtur, dhe ju personalisht keni kontribuar në këtë atmosferë autoritare brenda partisë.
Z. Ahmeti, politika nuk është pronë private. Tetova nuk është plaçkë elektorale që përdoret për pazaret tuaja brenda BDI-së. Qytetarët kanë filluar ta kuptojnë se interesat e tyre nuk përputhen me interesat e tyre, dhe ky është fundi i çdo besimi politik.
Kjo letër publike është një thirrje e hapur:
Nëse nuk keni vizion, nëse nuk keni guxim të hapni dyert për ndryshim dhe përfaqësim real, atëherë koha juaj në politikë ka mbaruar. Tetova ka nevojë për lidership të ri, jo për figura që mbajnë peng një parti dhe një qytet të tërë.
Për ne fund kërkojmë disa përgjigje nga ju.
Me çfarë kontributi e infiltrtove Asaf Abduramanin ne parti?
Për cilat interesa e emërove për drejtor fondi (Mos vallë të ti kryej punët private që i la e nipi që ishte drejtor fondi)?
Përsë aq shumë e mbështetni Blerim Osmanin, që edhe shefi i shtabit e keni bërë, mos vallë keni edhe ju gjashtë në një (biznes) me shifra të larta?
Presim përgjigje!
P.S Në ditët në vazhdim do informojmë anëtarët dhe opinionin për punët tuaja të pista!!!
Me respekt,
Nga një grup aktivistësh të sinqertë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button