Digjet një depo në Ilinden, tymi i zi i dendur mbulon qiellin e Shkupit

Në Ilinden, pranë nyjës hyrëse për në Shkup, ka shpërthyer zjarr në një objekt, një pjesë e të cilit është përfshirë nga flakët, njofton “Skopje1”. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një objekt ku jozyrtarisht është depozituar plastikë, ndërsa përreth tij shihet mbeturinë e shpërndarë, përfshirë edhe goma.
Nga pamjet e publikuara nga “Skopje1” shihet tym i dendur që përhapet dhe është i dukshëm nga disa pika të qytetit, ndërkohë që ende nuk ka informacione për ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.
Më shumë detaje priten nga institucionet kompetente.



