SHBA kritikon masat e Spanjës për të penguar transportin e armëve drejt Izraelit

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar një sërë hapash të ndërmarra nga Spanja për të kufizuar përdorimin e porteve dhe hapësirës ajrore spanjolle nga anijet dhe avionët që transportojnë armë për në Izrael.
“Është shqetësuese fakti që Spanja, një anëtare e NATO-s, ka zgjedhur të kufizojë potencialisht operacionet e SHBA-së dhe t’i kthejë shpinën Izraelit, pikërisht në ditën kur gjashtë persona u vranë në Jerusalem. Këto masa i inkurajojnë terroristët,” tha sot për agjencinë Reuters një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan, duke iu referuar veprimeve të Spanjës më herët këtë javë.
Transferimet masive të armëve nga SHBA i kanë mundësuar Izraelit të vazhdojë luftën në Gaza, pavarësisht provave dërrmuese se ato janë përdorur në krime lufte kundër civilëve palestinezë.



