SHBA-ja ‘shumë e shqetësuar’ nga tërheqja e Norvegjisë nga Caterpillar për shkak të abuzimeve izraelite

Administrata e Presidentit Trump ka deklaruar se është “shumë e shqetësuar” nga vendimi i fondit sovran të Norvegjisë për t’u tërhequr nga grupi amerikan i pajisjeve ndërtimore Caterpillar, mbi baza etike të lidhura me luftën e Izraelit në Gaza.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga vendimi i fondit sovran norvegjez, i cili duket se bazohet në pretendime të paligjshme kundër Caterpillar dhe qeverisë izraelite,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, sipas agjencisë Reuters.

“Ne jemi duke u angazhuar drejtpërdrejt me qeverinë norvegjeze për këtë çështje,” shtoi zyrtari.

Në fund të gushtit, fondi norvegjez prej 2 trilionë dollarësh, më i madhi në botë, njoftoi se ishte tërhequr nga pesë grupe bankare izraelite, si edhe nga Caterpillar Inc, mbi baza etike.

Pesë bankat u përjashtuan “për shkak të një rreziku të papranueshëm që kompanitë kontribuojnë në shkelje serioze të të drejtave të individëve në situata lufte dhe konflikti”, tha fondi në një deklaratë.

Ai gjithashtu tha se produktet e Caterpillar-it, siç janë buldozerët, po përdoren nga autoritetet izraelite “për të kryer shkelje të gjera dhe sistematike të së drejtës ndërkombëtare humanitare” siç është “shkatërrimi i paligjshëm i pronës palestineze në shkallë të gjerë”. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button