Natë e përgjakshme në Gaza, Izraeli vret tërë familjen shtatë anëtarëshe

Ka qenë një natë jashtëzakonisht e përgjakshme për familjet në qytetin e Gazës. Një seri sulmesh ajrore dhe bombardimesh të rënda me artileri ka goditur pjesën lindore të qytetit.
Raportohet se disa tenda të improvizuara janë shënjestruar, duke lënë të paktën katër palestinezë të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur, të cilët po marrin trajtim urgjent në spitalin Al-Shifa.
Në pjesën qendrore të Gazës, gjithashtu është regjistruar një valë sulmesh ajrore mbi tenda të improvizuara. Në kampin e refugjatëve Nuseirat, një familje e tërë prej shtatë anëtarësh, përfshirë një vajzë të vogël, është fshirë nga sulmet gjatë natës – një nga goditjet më vdekjeprurëse të 12 orëve të fundit.
Edhe zona e al-Mawasit në jug të Gazës, ku njerëzit janë urdhëruar së fundmi të zhvendosen, është goditur rëndë. Një tendë e improvizuar atje u sulmua me tre raketa, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. /Al Jazeera/



