AKI-ja: Neve na bashkon lufta

Kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, ka deklaruar se mobilizimi i qytetarëve është shndërruar në një lëvizje gjithëpopullore për dinjitet dhe shpresë.
“Historia është shkruar përmes mobilizimit dhe energjisë së rezistencës ndaj të keqes. Sonte bashkë me Zejdin, Abdulselamin dhe Bekimin në KV Sami Frashëri,” shkroi Osmani.
Ai theksoi se, pavarësisht ngritjes së “strukturave shtetërore dhe propagandës”, qytetarët po bashkohen çdo ditë.
“Populli është me ne, çdo ditë po mobilizohet, i madh e i vogël, partiak e apartiak, për dinjitetin tonë, për gjuhën, për të drejtën tonë për të vendosur,” u shpreh ai.
Sipas Osmanit, kjo përpjekje shkon përtej fushatës zgjedhore:
“Të gjithëve na bashkon lufta për dinjitet dhe shpresë. Kjo nuk është vetëm fushatë, është një lëvizje gjithëpopullore,” përfundoi ai.



