Sportisti australian i bën thirrje kryeministrit Albanese të përballet me krizën në Gaza

Kriketari australian Usman Khawaja i ka bërë thirrje kryeministrit Anthony Albanese që të “tregojë lidership” për krizën humanitare në Gaza pas një takimi me të.
Khawaja, i cili ka folur hapur në mbështetje të palestinezëve, tha për Australian Broadcasting Corporation (ABC) se ka diskutuar “çështje të ndjeshme” me Albanese-n.
“Çfarë i thashë kryeministrit është se mendoj që Australia ka një mundësi të jetë lidere. Mendoj se për shumë kohë jemi fshehur pas faktit se jemi 27 milionë njerëz, se askush nuk na dëgjon dhe se nuk kemi pushtet dhe ndikim,” tha Khawaja.
“Ne, si Australi, është e lehtë të themi që nuk kemi ndikim politik, por nga gjërat e vogla rriten gjëra të mëdha, dhe mendoj se kemi një mundësi këtu të jemi lider,” shtoi ai.



