Ushtria izraelite vret atletin palestinez pranë qendrës së ndihmës në Khan Younis

Ushtria izraelite vrau vrapuesin ndërkombëtar palestinez, Allam al-Amour teksa po përpiqej të merrte ndihma në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, mëson Anadolu.
Burime familjare thanë se Al-Amour “ra dëshmor nga të shtënat e ushtrisë izraelite pranë atyre që njihen si qendra amerikane të ndihmës”.
Al-Amour kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin e Atletikës së Klubeve të Azisë Perëndimore në kategorinë e të rinjve, të organizuar në Doha në mars 2023, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.
Atleti palestinez siguroi medaljen e bronztë në garën 3.000 metra në edicionin e parë të turneut, i cili paraqiti 250 atletë që përfaqësonin 12 klube nga federatat e Azisë Perëndimore.
Izraeli ka vrarë gati 63 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me mungesë ushqimi.



