6.000 denarë për çdo fëmijë që lind në Gostivar, ja si duhet të aplikoni
Komuna e Gostivarit hap aplikimet online për mbështetjen financiare prej 6000 denarë për fëmijët e porsalindur.
Komuna e Gostivarit ka paraparë ndarjen e 6.000 denarëve për çdo fëmijë të posa lindur në Gostivar.
Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, www.gostivari.gov.mk ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës, letërnjoftimi i babës dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe numri i kontaktit.
Kjo masë erdhi me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ndërsa u votua në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Gostivarit.